Stilisti Rexhep Zylfiu, i njohur me emrin e artit si Mr Rex së fundmi është vlerësuar në Javën e Modës në Paris me çmimin “Stilisti më i mirë”. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Mr Rex ka ndarë disa detaje lidhur me këtë eksperiencë. Mr Rex nuk nguroi të fliste edhe për raportin që ka me çiftin e famshëm, Elita dhe Gjiko, duke theksuar se ai ishte shkesi, ndërkohë ata nuk i ftuan as në dasmë.
“Unë isha në një kohë duke punuar edhe me Gjikon, edhe me Elitën. Duke u përkujdesur për veshjet e Elitës në çdo emision që ajo e ka pasur në atë kohë, në Tribuna Channel. Edhe kemi pasur një shoqëri jashtëzakonisht të ngushtë me Elitën, ndërsa me Gjikon ka qenë pak më profesionale bashkëpunimi. Edhe me të dy kam bashkëpunuar në të njëjtën kohë. Më pas kam pasur disa projekte për t’i bërë bashkë me Gjikon dhe Elitën. Mirëpo, nuk e di se çfarë ka ndodhur. Ata janë takuar dmth gjatë gjithë provave. Domethënë janë takuar te lokali im, edhe aty e kanë pasur atë lirinë më të madhe. Mirëpo, unë vazhdoj me i pas raportet shumë të mira edhe me Gjikon. Por më pas nuk e di pse ka vendos. Që nuk më ftuan në dasmë me thënë të drejtën nuk jam mërzitur fare. Mirëpo, kur flasin për botën e showbizit me disa njerëz që prej fillimit të karrierës sime kur unë jam përkujdesur shumë për Elitën dhe kam bërë maksimumin. Edhe gjithë atë dashuri që kam pasur për atë person, edhe për punën e saj, për t’i bërë veshjet e saj. Gjitha këto pas një kohe, mua më humbën. Pak është e dhimbshme si histori për një dizajner që me shumë ambicie punon, edhe mbas një kohe të tillë nuk vlerësohet. Pjesa pse nuk kam qenë në dasmë, nuk ka të bëjë. Shumë mirë e dinë të gjitha mediumet, raportet që ne kena pas me Elitën. Ne kemi udhëtuar bashkë jashtë vendit, kemi krijuar koleksione bashkë çdo veshje, çdo javë. Sepse të kujdesesh për look-un çdo javë është goxha punë e lodhshme.”, u shpreh ai.