Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, kanë nisur diskutimet e tyre të para. Stresi, teksa po fliste me të tjerët për zhgënjimet që ka marrë nga shoqëria, tha se ka kuptuar që nuk ka shok besnik.

“Nuk ka shok besnik në jetë përveç vëllait. Një shok  mundet me ndenjur me ty për 5 vjet vetëm për një qëllim. Mu ma ka vërtetuar jeta që sot për sot nuk kam asnjë shok. Kam shokë që hymë dhe dalim në familje por vjen jeta se do ta prishë këtë. Jeta ta sjell që diku ka me ta thyer zemrën.”, tha Stresi.

Mbrëmjen e djeshme, reperi tha se nuk i kishte treguar të ëmës se do të hynte në “Big Brother”.