Reperi Stresi dhe modelja Juliana Nura kanë patur një diskutim së fundmi me njëri-tjetrin në Big Brother VIP Kosova. Reperi u shpreh se Juliana duhet të jetë pak më shumë e kujdesshme me veshjet e saj, pasi shfaqet shumë ekstravagante.
Stresi i dha edhe një këshillë modeles duke i thënë se femrat nga Drenica nuk vishen me “Fendi” teksa gatuajnë.
“Edhe një këshillë e kemi për ty, ne kërkojmë prej teje qe me veshjen të mos jesh aq ekstravagante. Ke disa sekuenca, e ke përmend Drenicën fort, ti e di si janë femrat drenicase. Femrat drenicase nuk gatuajnë me rroba “Fendi”. Për palestër je numër një, bravo të qoftë, femër inkurajuese dhe ushtron, se kur thua je mbesë e Jasharajve duhet të jesh dikush tjetër”, i ka thënë Stresi Julianës. “E kuptova, nuk ke pse ta vazhdosh më”, u shpreh modelja, duke mos e zgjatur shumë diskutimin me reperin.