Stresi ishte i ftuar së fundmi në një intervistë për “Prive”, ku pas kaq kohësh ka folur për çështjet më të komentuara muajt e fundit në rrjet, që nga pajtimi me Noizyn tek çështja e Cllevios.
Stresi e vlerësoi Cllevion si djalë të mirë e me talent dhe i bëri thirrje të mos merret më me Tiktok, por të ecë përpara me muzikën.
“Ai është një djalë shumë i mirë, ka një familje të mrekullueshme. Ai ka nevojë për mbështetjen tonë. Përsa i përket këtyre budallalliqeve janë ngjarje të momentit. Kemi shoqëri prej 20 viteve. Unë e du fort, e përshëndes atje ku është dhe i them t’i marrë gjërat më lehtë. Ai është talent, duhet të ecë para me muzikën e jo të merret me live në Tiktok. Unë për vete i kam mbyll me Tiktok e me krejt. Nuk dua t’ja di ça bëhet në botën e Tiktokut e këtyre budallalliqeve. Jena tu bo pare shumë, faleminderit Zotit. Kështu që e përshëndes Cllevion dhe i them “Vëlla mos harro kush jemi kon”, u shpreh Stresi.
I pyetur se ku po gabon Cllevio, Stresi u përgjigj: “Çdo gjë që po bën, po e bën gabim, por mendoj që i falen çdokujt, çdo shoku që ke njohje prej 20 vitesh, s’janë pak. Mesazhi im për të është të jetë në këmbë në tokë. Të gjithë kemi bo gabime, por i kemi bo në moshë të vogël, jo tani”.
Pyetjes a ka provuar t’i ulë gjakrat mes Noizyt dhe Cllevios, Stresi iu përgjigj: “Jo vetëm unë, por dhe shumë artistë të njohur, por është e pamundur ta zgjidhim këtë temë. T’ja lëmë kohës. Besoj që koha shëron çdo gjë, e kam vërtetu që koha mbyll çdo plagë”.