Edhe pse ishte mik me Cllevion, Stresi mbajti anën e Noizyt në sherrin e tyre. Ai u shpreh se këtë situatë ia kishte parashikuar, që pas sharjeve të mikut të tij disa kohë më parë kundrejtë familjes së Noizyt.

Së fundmi në një video të publikuar Cllevio tregoi grafitin që ka në shtëpinë e tij duke thënë se së shpejti do shkruajë edhe emrat e shokëve të tij, përveç Stresit. “Të gjithë çunat që janë si familje do i shkruaj te muri, përveç Arkimedit”, thotë ai gjatë videos.

Pas kësaj deklarate, Stresi ka bërë një postim në Instastory ku shprehet se nuk i intereson për “këta tipat.”

“Jo se më han mua r**u për këta tipa, unë i konsumoj ata si Khalifa”, shkruan Stresi.