Mjeku juaj ju nxit që të flini mjaftueshëm dhe kjo jo pa qëllim. Fjetja e mjaftueshme ka efekte direkt në shëndetin tuaj dhe privimi i vetes nga ky orar i nevojshëm pa dyshim që sjell pasoja negative në shëndet.

Problemet afatshkurtra janë:

-Mungesa e vigjilencës. Edhe humbja e 1.5 orësh gjumë mund të ketë ndikim në mënyrën se si ndiheni.

-Gjumi i tepërt gjatë ditës. Mund t’ju bëjë shumë të përgjumur dhe të lodhur gjatë ditës.

– Memorie e dëmtuar. Mungesa e gjumit mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të menduar, mbajtur mend dhe përpunuar informacionin.

– Stresi në marrëdhënie. Mund t’ju bëjë të ndiheni të acaruar dhe mund të keni më shumë gjasa të keni konflikte me të tjerët.

-Cilësia e jetës. Mund të keni më pak gjasa për të marrë pjesë në aktivitetet normale të përditshme ose për të ushtruar aktivitet fizik.

-Mundësi më të mëdha për aksidente automobilistike. Sipas Administratës Kombëtare të Sigurisë në Trafikun e Autostradave, nëse i jepni makinës i/e përgjumur mund të shkaktoni mijëra aksidente, lëndime dhe vdekje çdo vit.

Nëse vazhdoni të veproni pa gjumë të mjaftueshëm, mund të shihni më shumë probleme shëndetësore afatgjata dhe serioze. Disa nga problemet më serioze të mundshme që lidhen me privimin kronik të gjumit janë presioni i lartë i gjakut, diabeti, ataku në zemër, dështimi i zemrës ose goditja në tru. Probleme të tjera të mundshme përfshijnë obezitetin, depresionin, funksionin e reduktuar të sistemit imunitar dhe uljen e dëshirës seksuale.