
Stuhia e një nate me parë ka shkaktuar përmbytje në Librazhd.
Uji ka vërshuar në rrugë, e si pasojë disa persona mbetën të bllokuar në automjete.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ku personat e bllokuar janë nxjerrë nga automjeti nga forcat zjarrfikëse.
Stuhia solli edhe bllokimin e aksit nacional Elbasan-Librazhd pasi në rrugë vërshuan gurët që u shkëputën nga shpati i malit.
Rruga është hapur rreth orës 3:00 të mëngjesit dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar.