Mbreti Charles do të ftojë Prince Harry-n dhe Meghan-in në kurorëzimin e tij, ndërsa anëtarët mbretërorë nuk kanë dhënë komente lidhur me sulmet Sussex-ëve ndaj monarkisë në dokumentarin e tyre që është shfaqur në Netflix. Edhe pse ftesat zyrtare për ngjarjen historike të vitit të ardhshëm nuk kanë dalë ende, disa burime kanë thënë për Daily Mail se Charles i ka thënë me dashamirësi djalit dhe nuses së tij se do të jenë të mirëpritur në ngjarjen historike.
Pikëpamja e tij kuptohet se nuk ka ndryshuar pavarësisht kritikave më të fundit ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes nga çifti si pjesë e marrëveshjes së tyre shumë milionëshe me gjigantin e transmetimit.
Shumë shikues dhe mbështetës së mbretërisë, kanë bërë thirrje që Sussex- ëve t’u hiqen titujt pas publikimit të serialit të tyre në Netflix, i cili kritikoi rëndë familjen mbretërore, por Firma dëshiron të ruajë ‘dinjitetin’ e heshtjes dhe të mos ketë betejë të vazhdueshme.
Anëtarët e familjes mbretërore thuhet se duan të vazhdojnë angazhimet e tyre publike pavarësisht kritikave publike dhe nuk dëshirojnë të komentojnë për mosmarrëveshjen.