Pamjet që shihni më poshtë janë të datës 28 gusht të vitit të kaluar, kur kryeministri Edi Rama vizitonte afganët e strehuar në ‘Prestige Resort’, që ishte një nga bizneset që iu hapi derën të shpërngulurve nga regjimi i talebanëve.
Pikërisht në këtë resort Rama, që sot i është ‘sulur’ IKMT për të zbatuar një vendim të paligjshëm për shembjet e dy pishinave, bënte shëtitje dhe vlerësonte kontributin e bizneseve të tilla për mikpritjen.
Ndërkohë, sot, Prestige Resort po përballet me një sulm të paprecedentë, pasi përmes një vendimi të paligjshëm, po shkatërrohen pishinat.