Një preh krerëve të vandave shqiptare në Dubai është sulmuar tre ditë më parë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ndodhet në gjendje të rënfë shëndetësore në spital.
Burime për Gazeta Jonë bëjnë me dije se bëhet fjalë për një prej kapobandave më të rrezikshëm në Shqipëri, i cili kishte shkuar në Dubai për t’i shpëtuar ndonjë hakmarrjeje të mundshme pasi është përfolur për organizim të atentateve të bujshme në Shqipëri.
Dubai ishte kthyer në një parajsë për krerët e grupeve kriminale shqiptare pasi atje ndjeheshin të paprekshëm për shkak të ligjeve të forta qëka vendi për futjen e armëve.
Kjo e bënte thuajse të pamundur sulmin ndaj tyre, por duket se personazhi në fjalë ka qenë mjaft i shkujdesur duke besuar te sistemi vendas, gjë që ka rezultuar me shumë kosto për të.
Në Dubai tani ndodhen kokat e krimit shqiptar, të cilët koordinojnë trafikun e kokainës dhe atë të vrasjeve me pagesë nga ky shtet.
Tani, me sulmin ndaj këtij personazhi të njohur duket se ata s’do të jenë më të qetë pasi hasmi ka mundur të futet edhe në Dubai./ GazetaJonë