• #114 (no title)
GazetaJonë
No Result
View All Result
No Result
View All Result
GazetaJonë
No Result
View All Result
Home Botë

Vdes Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, vendi shpall 40 ditë zie kombëtare

Vdes Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, vendi shpall 40 ditë zie kombëtare

Enki by Enki
May 13, 2022
in Botë, Slider
0
Vdes Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, vendi shpall 40 ditë zie kombëtare
0
SHARES
111
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sheiku Khalifa bin Zayed Al Nahyan, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili ndihmoi vendin e tij të transformohej me politikat e modernizimit, ndërroi jetë të premten në moshën 73-vjeçare.

Ministria e Çështjeve Presidenciale tha se vendi shpallte 40 ditë zie kombëtare, duke nisur nga sot. Ndërsa administrata lokale dhe federale nuk do të punojnë për tri ditë.

Sheiku Khalifa mbante një rol kryesisht ceremonial, që prej pësimit të një infarkti dhe nënshtrimit ndaj një operacioni në vitin 2014. Vëllai i tij, dhe Princi i Kurorës së Abu Dabit, Sheikh Mohammed bin Zayed, është parë gjerësisht si udhëheqësi “de facto” i Emirateve, i cili merrej edhe me punët e përditshme të vendit.

Sheiku Khalifa u shpall presidenti i dytë i vendit në vitin 2004, duke pasuar në këtë post babain e tij dhe themeluesin e shtetit, Sheikun Zayed al Nahyan. I lindur në vitin 1948, Khalifa ishte djali i madh i Sheikut Zayed. Para rolit të presidentit ka qenë Princi i Kurorës së Abu Dabit dhe kryesonte Këshillin Suprem të Naftës në vend.

Ai gjithashtu ishte drejtuesi i Fondit të Investimeve të Abu Dabit, një prej fondeve më të mëdhenj në botë që menaxhon qindra miliarda dollarë pasuri në asete të ndryshme. Një prej godinave më të larta në botë, Burj Khalifa, mban emrin e tij, ndërsa mbështeti fuqimisht blerjen e klubit Manchester City, pasi ishte tifoz i zjarrtë futbolli.

Familja mbretërore e Abu Dabit, që kryeshohej prej tij, flitet se ka një pasuri prej 120 miliardë dollarësh.

Sipas Kushtetutës së vendit, zv.presidenti dhe kryeministri Sheiku Mohammed bin Rashid al-Maktoum, sundues i Dubait, do të mbajë detyrën e presidentit derisa këshilli federal të mblidhet, brenda 30 ditësh, për të zgjedhur një president të ri.

Tags: Dite zieemiratet e bashkuara arabeVdes presidenti i emirateve
Previous Post

Kujdes! Këto janë 4 shenjat e Horoskopit më manipuluese

Next Post

VIDEO/ “Përleshje” gjatë ceremonisë mortore, arkivoli i gazetares sa nuk u rrëzua prej turmës

Next Post
VIDEO/ “Përleshje” gjatë ceremonisë mortore, arkivoli i gazetares sa nuk u rrëzua prej turmës

VIDEO/ “Përleshje” gjatë ceremonisë mortore, arkivoli i gazetares sa nuk u rrëzua prej turmës

Please login to join discussion

LIFESTYLE

  • All
  • Buzz
Rama e bën sërish/ Fotografohet duke bërë pazar përballë selisë së PD
Aktualitet

Rama e bën sërish/ Fotografohet duke bërë pazar përballë selisë së PD

by Enki
May 16, 2022
0

Kryeministri Edi Rama është fotografuar sërish këtë të dielë duke bërë pazar në një supermarket në Tiranë. Mësohet se kreu...

Read more
Robert Berisha në lidhje të re dashurie, reagimi i Norës nuk pritej
Buzz

Robert Berisha në lidhje të re dashurie, reagimi i Norës nuk pritej

by Enki
May 16, 2022
0

Vetëm pak ditë më parë, Robert Berisha zbuloi gjatë një interviste në Top Albania Radio se ishte në një lidhje...

Read more
Horoskopi 16 maj: Shenja që do të ketë probleme me paratë sot
Horoskopi

Horoskopi 16 maj: Shenja që do të ketë probleme me paratë sot

by Enki
May 16, 2022
0

Dashi Gjatë kësaj dite jeta juaj do jetë shumë më e qëndrueshme se më parë dhe do i harroni njëherë...

Read more
Skandal në QSUT, bllokohen në ashensorin me defekt pacientja dhe barrelisti, lëndohen rëndë të dy
Aktualitet

Skandal në QSUT, bllokohen në ashensorin me defekt pacientja dhe barrelisti, lëndohen rëndë të dy

by Enki
May 16, 2022
0

Një punonjës spitali dhe një paciente, kanë mbetur të bllokuar në ashensor në Spitalin “Nënë Tereza”. Burime zyrtare të policisë...

Read more
Prev Next

KATEGORI

  • Aktualitet
  • Botë
  • Buzz
  • E jona
  • Horoskopi
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Moti
  • OP-Ed
  • Rajon
  • Slider
  • Sport
  • Të tjera
  • Teknologji
  • #114 (no title)

© 2022 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #114 (no title)

© 2022 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

✕