Supermarket Xhangolli u ofron myslimanëve mish derri për Bajram, irritohen besimtarët, reagon Ahmed Kalaja
Besimtarët myslimanë festuan sot Fiter Bajramin pas një muaji agjerim gjatë muajit të Ramazanit duke faluar në orët e para të mëngjesit namazin në sheshin Skëndërbej dhe xhamitë e kryeqytetit.
Pas namazit dhe vizitave te njeri-tjetri besimtarët hëngrën edhe drekën e Bajramit, por duket se këtë vit ka ndodhur një ngjarje e pazakontë, ku nga keqdashja apo injoranca, bizneset e supermarketeve kanë ofruar edhe mish derri në ofertat e tyre për besimtarët.
Hani mish derri për Bajram: Pas “Xhangollit” edhe supermarketi BioJu provokon myslimanët
Rasti flagrant ishte Supermarket Xhangolli , i cili në fletëpalosjet e shpërndara me rastin e Fiter Bajramit ka ofruar edhe mish derri me “ofertë”.
Siç mëson Gazeta Jonë, kjo ngjarja ka shkaktuar irritim të besimtarëve në rrjetet sociale duke kërkuar bojkot të këtij rrjeti supermarketesh pas skandalit të ndodhur.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe imami i Xhamisë së Rrugës së Kavajës, Ahmed Kalaja që ka dënuar aktin e turpshëm të supermarketit në fjalë duke kërkuar minimalisht prej tyre që të kërkojnë falje.
Ai shkruan:
Çudira Shqiptare…
Nuk po kuptoja çfarë kishte ndodhur.
A derri u tundua e doli për Bajram?!
Apo ‘Bajrami’ kishte dalë nga Islami?!
Dikush duhet të mbajë përgjegjsi!!!
E pakta të kërkojë ndjesë.
GËZUAR!
In english
Muslim believers celebrated Eid-ul-Fitr today after a month of fasting during the month of Ramadan, praying in the early hours of the morning in Skanderbeg Square and the mosques of the capital.
After the prayer and visiting each other, the believers also ate the Eid lunch, but it seems that this year an unusual event happened, where, out of malice or ignorance, supermarket businesses also offered pork in their offerings to the believers.
The flagrant case was Supermarket Xhangolli, which in the leaflets distributed on the occasion of Fitr Bajram also offered pork with an “offer”.
This event has caused the irritation of believers on social networks, demanding a boycott of this supermarket chain after the incident.
Regarding the event, the imam of the Kavaja Street Mosque, Ahmed Kalaja, has also reacted, condemning the shameful act of the supermarket in question, asking at least from them to apologize.
He writes:
Albanian wonders…
I didn’t understand what had happened.
Was the pig tempted and came out for Eid?!
Or had ‘Eid’ come out of Islam?!
Someone has to be held accountable!!!
At least apologize.
HAPPY!