Besojeni ose jo, por Big Brother Albania është kthyer në ngjarjen më të rëndësishme këto muaj në Shqipëri.

Le të ketë varfëri, le të ketë papunësi, le të ketë vrasje, le të ketë zgjedhje, askush nuk do t’ia dijë, në raport me atë se çfarë ndodh me Luizin, Kiarën, Efin.

E kanë marrë aq seriozisht këtë shou, sa në rrjet shikon kërcënime të llahtarshme ndaj organizatorëve, lojtarëve, por dhe njëri-tjetrit.

Një të tillë e ka bërë publike vetë pronarja e TCH dhe organizatore e këtij shou, Sara Hoxha.

“Ja shkatërruat lojën që u shkatërrofshi familjarisht o Allah se ma të këqija se ju motrat bashkë me Arbanën s’kisha parë. Po Zoti ka me u qit ndonjë sëmundje që as leku s’ka me ju kry punë mbaje mend këtë fjalë. Ju shkatërroftë plumbi ju vraftë”, shkruan komentuesi.

Ndërsa Sara i përgjigjet se e gjitha është lojë:

“Gezuar Ramazanin të gjithëve! Teksa vijme ne perfundimin e ketij muaj të shenjtë të agjërimit dhe reflektimit shpirtëror, le të kujtojmë rëndësinë e mirësisë, respektit, dhe dhembshurisë ndaj njëri-tjetrit, si në internet ashtu edhe ne te vertete. Ndërsa kjo është hera e vetme që do të flas për këtë, unë,kolegët e mi dhe banoret kercenohemi dhe fyemi çdo ditë. Deshiroj t’ju kujtoj se është një shfaqje televizive dhe gjithçka behet #nekuadertelojes. Shikim te kendshem!”

Ndaj merreni më qetë o njerëz, boll halle keni, mos i shtoni vetes të tjera me Luiz, Kiara e Efi!