Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Reshjet e shiut priten të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit.

Në orët e mesditës dhe pasdites reshjet e shiut fitojnë intensitet lokalisht deri të lartë në zonën qendrore te vendit, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar. Hera-herës reshjet priten të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut lokalizohen vetëm në juglindje të vendit.

Në zonën verilindje-lindje që në orët e para të 24-orëshit dhe deri në orët e mesditës në lartësinë mbi 1000-1200 metra reshje bore më intensitet të ulët, ndërsa në Alpe reshje bore me intensitet deri mesatar.

Temperaturat parashikohen: 
– në zonat malore 2 deri 9°C
– në zonat e ulëta 8 deri 17°C
– në zonat bregdetare 9 deri 16°C.