Dashi: Situatë interesante astrologjike për beqarët, të cilët duken më të bindur për ndjenjat e tyre. Dielli është i favorshëm dhe do të keni mundësinë t’u shpjegoni arsyet tuaja të tjerëve, duke ju imponuar që t’ju marrin seriozisht. Do t’ju duhet që të zgjidhni disa situata në punë. Një lajm i ri mund të sjellë ndryshime të papritura. Me fat studentët që po përgatiten për të hedhur një hap të rëndësishëm.

Demi: Ka ardhur koha që t’i kushtoni më shumë rëndësi ndjenjave dhe për të vepruar për ata që kërkojnë një partner, pasi Venusi dhe Jupiteri janë të favorshëm. Mund të ketë disa probleme që mund të zgjidhen lehtësisht, megjithatë, nëse dikush në çift ka tradhtuar ose ka bërë gabime, është koha për të falur ose për të kthyer faqe përfundimisht.

Binjakët: Do t’ju duhet të rivlerësoni jetën tuaj në çift dhe të bëni zgjedhje, që deri vonë mund t’ju dukeshin të pamundura për t’u realizuar. Historitë e vështira duhen trajtuar me kujdes. Në aspektin profesional do të keni sukses. Për ata që kanë projekte do të fillojë një periudhë e mbarë dhe pa dyshim që yjet do t’ju mbrojnë. Do ta keni të lehtë të shpëtoni nga një barrë që e mbani prej shumë kohësh tashmë.

Gaforrja: Do të fillojë për ju një periudhë e ndërlikuar, gjatë së cilës duhet të bëni kujdes, sidomos nga e enjtja deri të shtunën. Paqëndrueshmëria nuk bën për ju. Nëse në të kaluarën keni pasur një histori me një person shumë të ndryshëm nga ju ose me diferencë të madhe në moshë, nuk është nevoja që t’i ktheheni sërish asaj lidhjeje. Do t’ju duhet të reflektoni në lidhje me diçka. Gjatë javës do të dalin në dritë dallimet mes jush dhe partnerit. Nëse e keni për zemër lidhjen tuaj, mos e ndërlikoni më shumë situatën. Ndonjëherë duhet mbyllur njëri sy.

Luani: Për ata që nuk kanë ende një partner, mund të lindin marrëdhënie intriguese, qofshin këto dhe të shkurtra. Ata që sapo kanë nisur një raport, duhet ende ta njohin partnerin, edhe nëse janë shumë të zënë me çështjet e punës dhe u duket se nuk kanë kohë për asgjë tjetër. Për sa i përket situatës profesionale, është më mirë t’u vini kapak gjërave që nuk funksionojnë, për të cilat do të jeni më të qartë brenda pak ditësh. Për momentin ndiheni të lodhur.

Virgjëresha: Të lindurit e kësaj shenje do të përjetojnë emocione të forta, falë pozicionimit të favorshëm të Venusit. Ata që gjenden në situata komplekse, do të arrijnë t’i menaxhojnë ato me sukses. Fundi i nëntorit sjell perspektiva të mira dhe e shtuna do të jetë një ditë intriguese për shumëkënd. Situata në punë parashikohet e mirë, duke qenë se Jupiteri premton të jetë i favorshëm. Muaji nëntor mund të jetë i vështirë, por situata do të përmirësohet shumë shpejt.

Peshorja: Beqarët do të kenë një javë plot tension dhe do të përjetojnë emocione të forta. Do t’ju duhet ta njihni më mirë një person që e keni takuar së fundmi dhe që nuk ju duket fort i besueshëm. Do të keni një përballje me dikë ose një fazë reflektimi diku nga e premtja ose e shtuna. Edhe në punë do të keni pasiguri. Dikush mund të vendosë të ndërpresë marrëdhëniet me grupin që punon. Më pas do të jetë e mundur që të ndërmerrni iniciativa të reja.

Akrepi: Ata që kanë një partner duken të pakënaqur, ndoshta sepse disa çështje ekonomike janë bërë shkak për bllokimin e disa projekteve, pikërisht prej mungesës së të ardhurave. Ju duhet të rrethoheni me njerëz të sinqertë dhe të besueshëm për të gjetur gëzim dhe për të larguar mendimet negative. Dikush do të duhet të debatojë për një çështje kontraktuale apo ligjore në botën e biznesit. Këto nuk janë ditë të këqija, duke pasur parasysh transitin e Mërkurit dhe të Marsit në shenjën tuaj. Hiqni dorë nga lojërat e fatit, pasi paratë e harxhuara nuk kthehen më.

Shigjetari: Ata që duan të përjetojnë një dashuri të rëndësishme, duhet ta lënë veten të lirë dhe të përfitojnë nga prania e Venusit në shenjë deri të mërkurën. E rëndësishme është ta bësh jetën sa më të thjeshtë, sepse nëse e keni një person për zemër mund të krijohen ekuilibra të rinj dhe nuk përjashtohet edhe rikthimi me parterin e dikurshëm. Në sektorin e punës parashikohen ndryshime. Dikush mund të lëvizë për t’u bashkuar me një kompani të re ose, nëse është një sipërmarrës, të zhvillojë një ide që do të rezultojë shumë interesante.

Bricjapi: Kjo është një periudhë ndryshimesh për ata që jetojnë në çift dhe që në javët e ardhme do të kenë mundësi të bëjnë plane të reja. Në aspektin profesional do t’ju vijnë propozime, të cilat nuk duhet t’i nënvlerësoni, por duhet të bëni çmos për t’i realizuar. Në dhjetor mund të filloni një punë të re dhe të gjitha çështjet e hapura ligjore që keni do të kthehen në favorin tuaj.

Ujori: Beqarët do të kenë të reja interesante dhe do t’u duhet të bëjnë zgjedhje të rëndësishme. Ata që janë çift do të fillojnë të projekte të reja si në aspektin personal edhe në atë profesional. Së fundmi keni përjetuar një periudhë të tensionuar për shkak të një transferimi, prandaj merrini gjërat me qetësi. Në aspektin profesional do të bëni projekte të rëndësishme, që do të ndikojnë në të ardhmen tuaj. Dhjetori do të jetë muaji i mundësive edhe për profesionistët e lirë.

Peshqit: Është e nevojshme të mendoni për gjëra konkrete, edhe nëse ditën e mërkurë do të hasni disa probleme që do të shkaktojnë grindje ose pasiguri. Këto janë probleme që mund të kapërcehen. Do t’u ofrohen mundësi të reja në punë atyre që duket se nuk kanë pasur asnjë ndryshim që prej disa muajsh. Ata që sapo kanë filluar një punë të re, do të shohin se diçka do të ndryshojë për mirë në jetën e tyre profesionale.