Deputeti demokrat, Edi Paloka e ka cilësuar si të “turpshme” etiketimin që ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i bëri Enkelejd Alibeajt, të cilin e njohu si kryetar në detyrë të PD.

Paloka shkruan në rrjete sociale se sipas tij Kim është angazhuar në vetë të parë për përçarjen e opozitës shqiptare, duke ndërmarrë një akt të fundit po me të njëjtin qëllim sipas tij. Paloka thekson se Ambasadorja Kim nuk respekton Konventën e Vjenës duke mos njohur vendimet e gjykatave shqiptare.

Postimi i Edi Palokës:

Ky eshte me teper se turp, eshte shkelje e jo vetem cdo etike por dhe ligjeve te Republikes se Shqiperise!

Kjo zonja qe uroi Ramen per “fitoren historike” pa mbaruar akoma procesi zgjedhor me 25 prill ; qe ka dale hapur ne mbeshtetje te qeverise me te korruptuar ne rajon ( sic e cileson vete Departamenti Amerikan i Shtetit) dhe qe prej kohesh eshte angazhuar ne vete te pare ne percarjen e opozites shqiptare, sot ka ndermarre nje akt te fundit , gjithnje ne sherbim te te njejtit qellim.

Zonja ambasadore, me arrogance, tregon se jo vetem nuk respekton Konventen e Vjenes po nuk njeh as vendimet e gjykatave shqiptare megjithese flet gjithe kohen per drejtesine.

Ti zonje mund te takosh ke te duash dhe si te duash, po nuk mund te vendosesh mbi gjykatat shqiptare e sidomos mbi vullnetin e lire te demokrateve shqiptare!