Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamenar të Partisë Demokratike të zhvilluar në kryesinë e Kuvendit.
Alibeaj tha se qëllimi është që në zgjedhje të dilet me një kandidat të përbashkët e mbi të gjitha fitues.
Alibeaj: Para një jave në një diskutim të grupit ramë dakord që jemi të prirur për zgjedhjet lokale të dalim me një kandidat, është në interes të demokratëve.
Në pritje të Palokës të takohej me Bardhin, ka pasur një takim që Bardhi do tua thotë, unë ju them që siç e thamë javës së kaluar që ishim të gatshëm të diskutonim, ajo që ndodhi tani ishte vetëm një informim që Bardhi na bëri për takimin me Palokën. Kjo ndodhi. Nevoja e interesi për të dalë me një kandidat të përbashkët është synim i cili nuk ngërthen vetëm nevojën e një kandidati por një kandidati fitues në nevojën për ti dhënë fund regjimit të Ramës edhe në zgjedhjet lokale.
Synimi është ai që përcakton dhe instrumentin. Duam ne një kandidat të vetëm që të jetë fitues dhe instrumenti duhet të jetë proporcionalisht i tillë t’i shërbejë këtij qëllimi. Mënyrat janë pa fund.