Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Berishës për udhëtimet e tij me “charter” duke thënë se hiena non-grata s’mund të gënjejë kur ka shifra dhe fatura. Rama tha se ai ka udhëtuar me avionin plot me gazetarë e delegacion dhe kostoja ka qenë 650 mijë lekë të vjetra, ndryshe nga ish-kryeministri që sipas tij që udhëtonte me ‘bodyguard’ nga frika se mos sulmohej dhe i kushtonte fluturimi 2.5 mln lekë të vjetra.
Rama: Ashtu si kundër lajm nuk bën më miniera sot se kushtet janë shumë të mira e pagat janë të larta. Unë kam një taksi që fluturon, u tha mbrëmë besoj e keni dëgjuar, e që ju kushton shqiptarëve miliona euro. Do ta dëgjoni përditë nga hienat që kanë përditë këtë punë, se si të shfrytëzojnë këtë periudhë të vështirë, se ne jemi pjesë e Europës dhe është e prekur nga lufta. Udhëtime për qejf bëj shumë pak!
Le të vijmë te taksia ime, mund të thonë çdo gjë këta por në fund fare ka fatura, unë si kryeministër i kushtoj taksapaguesve, 2021 dhe 2010, i kushtoj taksapaguesve 4 herë më pak kosto udhëtimi. Për një udhëtim të hienës non grata kostoja ishte 2.5 milionë të vjetra, për mua është 650 mijë të vjetra, kjo është e vërteta, janë shifrat. Dhe ndërkohë me atë taksinë time, se s’është e imja se mbushet plot me gazetarë dhe delegacione që s’paguajnë asgjë, pa marrë bodyguardë si hiena se ai kishte frikë se do e sulmonin se është i bukur shumë, si sorkadhe.
Duke shkuar përtej kësaj, do dëgjoni rrena të paimagjinueshme sepse me çorodit njeriun rreje.