Kryeministri Edi Rama ka folur për jetën e tij të shumë viteve më parë dhe udhëtimin në Amsterdam. Në një bashkëbisedim në qendrën “De Balie”, Rama tha se dikur donte të bënte vetëm art, të shiste piktura, blinte bileta dhe udhëtonte. Ai tha se Amsterdami që shikon sot është shumë ndryshe nga ai që mban mend shumë vite më parë.

“Unë doja të bëja art, nuk doja t’i futesha politikës, shisja piktura, blija bileta dhe shëtisja botën. Mbaj mend kur erdha në Amsterdam, dhe nga një telefon në rrugë mora prindërit në telefon. U thashë, tani e di se çfarë është liria, më kujtohet që isha në një vend që kishte jetë, merrja frymë. Unë jam një person që vuaj nga astma dhe e di se ç’dallim ka një person që merr frymë nga ai që merr me vështirësi. Mbaj mend dritaret e stërmëdha, biçikletat, ndjeja tjetër atmosferë. Mushkëritë më thonë që diçka nuk është siç ka qenë,”- tha Rama.