
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, ka zbuluar komunikimet që datojnë më 13 prill 2020, ku sipas tij, shkruhet se “Tao tha se do të pastrojë të gjithë komisariatin”.
“Me kriminel se gjithë të tjerët janë ata që fshehin krimet e tyre në zyra ministrash, i tillë është edhe Taulant Balla”, deklaroi Berisha, duke i konsideruar bisedat e bëra publike nga ana e tij si “dëshmin e krimeve” të Ballës.
“Tao pasi mori përsipër arrestimin me prokurorë e gjykatës, merr përsipër të pastrojë komisariatin me kërkesë të bandës nga boerët, boerët janë ose policë të ndershëm që luftojnë krimin ose mbështetës të bandës tjetër”, tha Berisha.
Sali Berisha: Tani kam sjellë këtu për ju, për gazetarët, një copëz, një dëshmi tjetër të krimeve të tij të shëmtuara.
Më datën 13.04.2020, Targeti, e kuptoni vetë që ky është kodi, informoi pinin 1FA806 se Tao ka thënë se do pastrojë plotësisht komisariatin dhe do të dëbojë të gjithë të lidhur me Boerët.
E kuptoni ju, pra Tao pasi mori përsipër arrestimin me prokurorë dhe gjykatës, pasi me Alfred Shehër dhe Pajtime Fatahë, Enkelejda Fetahu dhe të tjerë, tani Tao merr përsipër të pastrojë komisariatin me kërkesë të bandës.
Tani Boerët janë ose policë të ndershëm që luftojnë krimin ose janë mbështetës të bandës tjetër, njëra nga këto.
Pra, informon pinin Tao se do pastrojë plotësisht komisariatin dhe do të dëbojë të gjithë të lidhurit me Boerët.
Boerët, po të nisemi me veprimet e tyre, i bie të jenë banda rivale ose mund të jenë policë të ndershëm që nuk i nënshtrohen bashkëpunimin me bandat dhe bëjnë detyrat.
Por kjo është një dëshmi tjetër e asaj që unë akuzoj këta prokurorë të Skapit, një pjesë të tyre si anëtarë të organizatës kriminale që flenë mbi dosjet e krimit.
E vërteta është se 4 muaj më parë, Taulant Balla ishte për t’u arrestuar, se këto janë vetëm disa.
Por Taulant Balla u mbrojt nga Edi Rama dhe ai vazhdon shëtit si simbol i krimit nga një sallë në një tjetër, kur mbi të rëndojnë të gjitha llojet e krimeve.