“Big Brother VIP Kosova” do të startojë edicionin e tij të parë këtë vjeshtë. Gjatë kësaj kohe të gjithë kanë qenë në pikëpyetje se cili mund të jetë prezantuesi/ja. Më në fund është zbuluar që edicioni i parë i BBV kosova do të prezantohet nga moderator Alaudin Hamiti.

Lajmin e ka konfirmuar vetë moderator i cili ka postuar disa foto në Instagram. Bashkëngjitur me fotot ai ka shkruar se është shumë i lumtur që do të prezantojë BBVK.

“Yesss! Është zyrtare! Me shumë kënaqësi konfirmoj se do të jem prezantuesi i BBVK në këtë super aventurë televizive që fillon këtë vjeshtë në ArtMotion&Klan Kosova. Mezi po pres rrugëtimin tre mujor në “Big Brother VIP Kosova”, me synimin për të sjellë si gjithmonë, më të mirën në tregun mediatik kosovar.”-ka shkruar ai.