Enea Zheku, aktori i kinematografisë shqiptare, i cili u njoh nga publiku me rolin e tij si Tomka, është ndarë nga jeta.
Lajmin e ka bërë të ditur aktori i humorit, Ledio Lako nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.
“Lamtumire miku im. Aktor qe te paten zili breza te tere aktoresh! U rritem me rrolet e tua. U prehsh ne paqe Enea Zheku! ( Tomka)”, shkruan Lako.
Ene Zheku lindi më 9 korrik 1964 dhe kishte mbaruar studimet në Insitutin e Lartë të Arteve për aktor. Ai e filloi veprimtarinë e tij në filmin shqiptar që në moshë 12-vjeçare, duke u angazhuar nga regjisori i mirvnjohur Dhimiter Anagnosti, për të interpretuar në filmin “Lulëkuqet mbi mure” në vitin 1976, ku interpretoi me shumë sukses rolin e Lelos. Nje vit me pas, 1977 spikati me rolin e Zigurit ne filmin “Njeriu me top” dhe veçanerisht shkëlqeu me atë të Tomkës në “Tomka dhe shokët e tij”, rol i cili e bëri të njohur dhe e identifikonte tek artedashësit.