Nëse mendoni se e njihni mjaftueshëm mirë bashkëshortin/en, do të mendoheni sërish në fund të këtij artikulli.
1.
“Kam bërë seks me të treja motrat e gruas sime nga disa herë dhe ajo nuk e di akoma. Madje kam një fëmijë sekret me motrën e saj të madhe. Ajo do të më vriste nëse do ta dëgjonte edhe me shaka një histori si kjo.”
2.
“Partnerja ime gjeti një letër propozimi në makinë dhe mendoi se do ta propozoja për martesë. Në fakt, letra ishte për dikë tjetër me të cilën dal prej 3 vitesh.”
3.
“Unë kam pozuar për Playboy kur isha 18 vjeç dhe s’ja kam treguar tim shoqi për shumë vite. Një ditë, teksa bisedonim ja tregova shumë natyrshëm dhe rezultoi se nuk e kishte fare problem. U çlirova.”
4.
“S’i kam thënë kurrë tim shoqi që i urrej 3 fëmijët e tij nga martesa e mëparshme. S’i kam dashur që nga momenti i parë që i kam takuar. Nuk ngjajnë fare me të.”
5.
“Unë kam jetë të dyfishtë në çdo lloj mënyre që mund ta imagjinoni. Jetoj në dy shtete, kam dy shtëpi, dy emra dhe dy punë të ndryshme. Vishem ndryshe dhe kam shoqëri të ndryshme. Kam 5 vite me këtë lloj jete dhe askush s’e di. E kuptoj dhe jam i ndërgjegjshëm që jam idiot.”
6.
“Gruaja ime as ja ka idenë që unë i kam bërë seks oral kunatit të saj.”
7.
“Kam qenë e dashuruar me kushëririn e burrit dhe kishim një gjysmë lidhje bashkë. Pas 1 muaji të ndarë, unë nisa të bashkëjetoja me bashkëshortin tim dhe jemi shumë të lumtur, por problemi im është që mendoj ende për kushëririn e tij. Ma theu zemrën duke më lënë ashtu si më la.”
8.
“Unë kam qenë e martuar dhe e divorcuar më parë, por im shoq mendon se është martesa ime e parë. Isha shumë e re kur u martova dhe zgjati vetëm 2 vite. Kam gënjyer edhe për certifikatën e martesës dhe do ta mar me vete këtë sekret.”
9.
“Kam shkuar me vëllain e madh të tim shoqi ndërkohë që ai ishte në dhomën tjetër. S’do t’ja them kurrë çfarë ndodhi.”
10.
“Im shoq nuk e di që unë kam injektime silikoni në vithet e mia.”
11.
“Unë që shkruaj jam grua dhe im shoq mendon se numri i partnerëve seksualë që kam patur është shumë më i ulët nga ç’është vërtetë. Në fakt janë 80, por atij i kam thënë vetëm 18. Nuk kam tradhtuar kurrë në një marrëdhënie dhe kam bërë gjithmonë seks të sigurtë. Jam thjesht qeflie!”
12.
“E dua gruan time, por ajo nuk më përmbush seksualisht. Kam një adresë sekrete në OnlyFans dhe flirtoj me gra të tjera online. Gjithsesi fizikisht s’do ta tradhtoja kurrë.”
Burimi: BuzzFeed