Edhe pse ka kaluar gati një vit nga vdekja tragjike e 20-vjeçares Carolinë prova dhe dëshmi të reja dalin çdo ditë në dritë duke fajësuar gjithmonë e më shumë partnerin e saj, pilotin Babis.

Në Greqi po mbahet gjyqi ndaj Babis për këtë ngjarje, i cili ka konfirmuar se vrasja ndodhi pasi Caroline kishte vendosur për t’u ndarë prej tij dhe të merrte fëmijën e tyre me vete. Kjo gjë duket se e ka mërzitur atë, ndaj dhe vendosi të ndërmerrte aktin ekstrem.

“Sjellja e tij ka qenë shumë manipuluese ndaj Caroline, shumë kontrolluese. Vetë Caroline shpesh nuk e kuptonte veten, ai e bënte të ndihej fajtore. E ëma i dërgoi para, ai ia mori dhe e mbajti të gjithën për veten. Ajo kishte ëndrra, dëshira, dëshironte të shkonte në një shkollë ku të mësonte artin e pastiçerisë, por s’kishte para. Nuk lëvizte as në një vend, sepse Babis e kontrollonte”, ka thënë psikologia e vajzës.

Babis Anagnostopoulos manipuloi plotësisht 20-vjeçaren dhe pasi e vrau, tentoi të manipulonte të gjithë të tjerët, të afërmit, policinë, gazetarët dhe së fundi gjithë Greqinë, duke e paraqitur krimin e tij si një vrasje nga hajdutë që kishin hyrë në shtëpi me armë për të grabitur.

Megjithatë, sipas gazetës Real News, ai duket se ka arritur deri në atë pikë, ku la të kuptohej në gjykatë, madje të krijonte një ditar të Caroline, për të treguar se vajza ishte ajo që e ka abuzuar dhe se as fëmija i tyre nuk e ka duruar.
Siç shpjegoi psikologja, kur avokati i 34-vjeçarit lexoi disa pjesë nga ditari, ishte ajo që i kishte kërkuar Caroline të mbante shënime për mendimet e saj.

“I kërkova Caroline të regjistronte ndjenjat e saj çdo ditë. Përgjigja e saj ishte se nuk mundet ta bëjë një gjë të tillë. Nëse ajo mbante një ditar, mendoj se do të më kishte thënë, sepse ajo që po e pyesja ishte diçka e ngjashme”, dëshmoi ajo në gjykatë.