Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur për shembjen e hotelit me tritol në Sarandë, duke u shprehur se për vendosjen e eksplozivin autoritetet dyshojnë se kanë vepruar ekspertë. Në fjalën e saj në emisionin “Open”, Klodiana Lala tha se nga ngjarja bie në sy fakti se vendosja e tritolit është vënë nga ekspertë. Sipas saj, në kolonat e katit të parë të hotelit janë vendosur 50 kg tritol dhe se për këtë sipas autoriteteve personat që e kanë vendosur janë ekspertë.

Po ashtu, Klodiana Lala shtoi se Sotir Çabiri dyshohet se është një nga autorët sepse në javët e fundit ka qëndruar vetëm në hotel dhe i ka thënë pastrueses se nuk ka përse të qëndrojë në punë dhe një ditë para ngjarjes ka prerë tri bileta për t’u larguar drejt Britanisë së Madhe.

“Në vendin tona shumë ngjarje kriminale, duket se ngjarje të tilla kanë kaluar pa vëmendje. Por është një ngjaje në kufijtë e aktit terrorist, duhet të jemi mirënjohës që nuk ka viktima, sidomos me atë sasi tritoli që është përdorur. Mendoj që policia e Vlorës duhet të shkojë më tej për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Përse dyshohet Sotir Çabiri. Rezulton që sasia minimale ka qenë 50 kg jo as sa është thënë në fillim.

Në të gjitha kolonat e katit të parë janë vendosur 50 kg tritol. Sotir Çabiri dyshohet se është një nga autorët sepse në javët e fundit ka qëndruar vetëm në hotel dhe i ka thënë pastruese se nuk ka përse të qëndrojë në punë sepse nuk ka njerëz duke e përzënë në këtë mënyrë. Një ditë para ngjarjes ka prerë tri bileta drejt Britanisë së madhe. Diku rreth orës 5 të mëngjesit ai ka dalë dhe ka nxjerrë nga atje disa sende, përfshirë edhe një tv të shtrenjtë, është rikthyer sërish dhe në vetë, dy minuta përpara se të ndodhte shpërthimi ai është larguar nga hoteli. Kanë qenë ekspertë personat që kanë vendosur eksplozivin, kjo është arsyeja përse dyshohet se është edhe një tjetër person. Ka punuar në mënyrë të tillë si të ishte ekspert. Në pjesën pas dyshohet që në atë mënyrë të kenë hyrë edhe bashkëpunëtorë. Deri në afërsi të Portit ka pasur dëmtime të fasadave të hoteleve dhe ka qenë një fat i madh që nuk ka pasur njerëz duke lëvizur,”- ka thënë gazetarja Lala.

Gjithashtu theksoi se ngjarje duhet hetuar se kush ka bashkëpunuar me Sotir Çabiri.

“Është dëshmia e pastrueses që nuk ka qenë në punë gjatë gjithë javës. Por për të montuar 50 kg tritol në kolona që janë beton, nuk është konstatuar asgjë. Si ka mundësi që Sotir që ka qenë gjithë javën në hotel nuk ka konstatuar asnjë mjet për hapjen e vrimave. Pamjet filmike, dhe të dhënat e siguruara përmes dëshmitarëve, ka të dhëna. Fakti që ka qëndruar një javë dhe shkonte në orën dy dhe dilte të nesërmen në orët e para të mëngjesit. Si ka mundësi që nuk është konstatuar në asnjë moment që ka pasur tentativa për të hapur vrima për tritoli. Pra çështja është a do të arrijë grupi hetimit t’i japë përgjigje,”-shtoi ajo.

Sarande , qyteti ku “borxhet” zgjidhen me tritol : Kush po i hedh në erë hotelet? Katër shpërthime në pak muaj

Saranda është zgjuar sot nga një akt i pastër terrorist. Një sasi e madhe tritoli hodhi në erë hotel “Bizantin”, pronësinë e të cilit e ka Spiro Çabiri dhe Dhimitër Evangjeliu . të dy ata janë në proces  gjyqësor me njeri-tjetrin.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka shkaktuar dëme edhe në bizneset përreth tij. Hotel “Bizanti” ishte ndërtuar që prej fillimit të denokracisë në vend dhe ishte kthyer në mollë sherri mes dy ish-ortakëve.

Konflikti për pronën dhe rivalitetet mes palëve, ku shpesh në mes janë para korrupsioni, krimi, mashtrimi, etj.

Gjatë dy viteve të fundit ka patur të paktën katër shpërthime me tritol ndaj hoteleve në Sarandë, ngjarje shumë shqetësuese këto sa i pëerket turizmit dhe mbarëvajtjes së tij.

Kater here tritol ne Sarande , kush po i hedh ne ere hotel et?
Kater here tritol ne Sarande , kush po i hedh ne ere hotel et?

Në shkurt 2021 ndodhi një shpërthim me tritol në hotelin “Yacht Premium Hotel” në pronësi të kreut aktual të FSDKSH në Sarandë, Mariel Murati . Sipas policisë, shpërthimi ndodhi teksa në hotel ishin duke u bërë punime dhe sapo roja ndezi dritën. Policia dyshon se lënda plasëse ishte lidhur me energjinë elektrike.

Në të njëjtin hotel, në pronësi të Muratit, por tashmë pak ditë para inagurimit, ndodhi shpërthimi i dytë në qershor 2022 duke shkaktuar fatmirësisht vetëm dëme materiale. Policia dyshon se bëhet fjalë për një mesazh ndaj pronarit.

Nuk zgjati shumë dhe një tjetër shpërthim në një hotel do të trondiste Sarandën. Ngjarja e radhës ndodhi në dhjetor 2022 në pronësi të vilës së Lefter Lefteri alias Afez Kulla .

Lënda eksplozive e dyshuar si tritol ishte vendosur tek porta jashtme e vilës që në verë jepej me qira për turizëm.

Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, policia ndodhet në vendngjarje.

Ne objektin ku u vendos eksplozivi jetonte familja prej 4 anetaresh e 54-vjecarit Lefteri.

Diçka e madhe po ndodh në Sarandë vitet e fundit ku mafia e ndërtimit e përzierë me para droge dhe korrupsioni po ngjallin një frymë terrori në qytet ku shpërthime të tilla nuk janë aspak të rastësishme. /Gazeta Jonë