Hoteli ‘Bizanti’ që u hodh në erë në Sarandë ka 2 ortakë, Spiro Çabirin dhe Dhimitër Evangjeliu, të cilët janë në gjyq me njëri-tjetrin për shkak të pronësisë.
Kujtojmë se, ngjarja ka ndodhur në një nga hotelet më të vjetra në lagjen nr.1 në Sarandë. Për pasojë është dëgjuar në të gjithë qytetin dhe ka dëme të mëdha në shumë biznese dhe banesa përreth.Dyshohet se është vënë disa kg eksploziv hotelit ‘Bizanti’ në pronësi të Spiro Çabirit. Ngjarja ndodhi në orën 05:54 në bulevardin e qytetit. Shpërthimi ka qenë aq i madh sa ka ngritur në këmbë banorët në të gjithë zonën që janë të frikësuar nga zhurma e madhe.Hoteli 2-katësh që ishte ndërtuar rreth viteve ’90 ndodhej buzë detit dhe është rrafshuar krejtësisht nga shpërthimi ndërsa biznesi mësohet se nuk ka qenë funksional. Hoteli funksiononte vetëm gjatë muajve kur kishte fluks turistik.