tritol mariel murati aluizni fsdksh sarande
Policia e ka të qartë se nga kush i vijnë tritolet e vazhdueshme Mariel Muratit në biznesin e tij “Yacht Premium Hotel” në Sarandë, megjithatë deri më tani nuk ka mundur të kapë dikë me “presh në duar” për t’i ngarkuar shpërtimet e vazhdueshme ndaj pronës së ish-kreut të ALUIZNI-t.

Mariel Murati ish-kreu i aluizni Sarande qe iu vu tritol
Mariel Murati ish-kreu i aluizni Sarande qe iu vu tritol

Burime për “Gazeta Jonë” bëjnë me dije se konflikti është ngjizur pasi Mariel Murati ka guxuar të blejë një pronë që ka patur probleme e bankën në një kohë kur pronari i mëparshëm e ka paralajmëruar që të hiqte dorë nga blerja e një prone të sekuestruar, megjithatë Murati nuk ka dëgjuar nga ai vesh duke vijuar me blerjen dhe investimet.

Hoteli “Yacht Premium Hotel” ne konflikt pronesie Sarande. Hotelit te Mariel Murati t iu vu tritol

Gjatë vitit të kaluar ndaj hotelit të Mariel Muratit “Yacht Premium Hotel” pranë portit në Sarandë është hedhur dy herë lëndë shpërthyese duke e paralajmëruar për ndalimin e punimeve.

Hera e parë ishte në prill 2022 kur hoteli ishte në fazë karabinajë dhe më pas në qershor 2022 pak para inagurimit. Mesazhi ishte i qartë, por puna vazhdoi.

Pas disa muajsh, kur po bëhet një vit, tani policia nuk po kërkon më për autorin pasi ka kaluar shumë kohë  megjithatë Murataj ndjehet i kërcënuar në biznesin e tij pavarësisht të shkuarës së pronës. Fundja ai e ka blerë nga banka

Dy herë

Sasia e Eksplozivit ishte vendosur në garazhin e hotelit, ku nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.

Por një vit më parë, në 9 shkurt të 2021-t në të njëjtin hotel ka patur sërish shpërthim tritoli, i cili ishte i vendosur në tarracën e së njëjtës godinë.

Eksplozivi shpërtheu sapo roja i godinës ndezi dritën, pasi ishte lidhur me energjinë elektrike.

Ndërkohë që burime për Abc bëjnë me dije se Mariel Murati, pronari i hotelit, ka deklaruar në polici mbrëmjen e së mërkurës, në 29 qershor 2022, se nuk e di kush mund të jetë autori, pasi ai nuk ka konflikt me asnjë.

“Nuk kam konflikt me askënd”, deklaroi Murati para uniformave blu, për ngjarjen e mbrëmjes së të mërkurës.

Më herët Murati ka mbajtur edhe postin e Drejtorit të Kadastrës në Sarandë. /Gazeta Jone

tritol mariel murati fsdksh