Dy herë tritol te hotel Yacht Premium në Sarande , e shkuara e dyshimtë e pronarit Mariel Murati

Mariel Murati, pronari i hotelit “Yacht Premium” të sulmuar dy herë me eksploziv në Sarandë, rezulton i shkarkuar dhe kallëzuar penalisht nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Murati ishte emëruar në krye të ALUIZNI-it Sarandë në dhjetor 2016, por në korrik 2018, në një konferencë për shtyp, Ministrja e Drejtësisë deklaroi depozitimin e një kallëzimi penal ndaj Mariel Muratit dhe tre përgjegjësve të kësaj drejtorie, të sektorit të legalizimit dhe planifikimit urban dhe të sektorit të kalimit të pronësisë.

Dy herë tritol te hoteli Yacht Premium në Sarande , e shkuara e dyshimtë e pronarit Mariel Murati
Dy herë tritol te hoteli Yacht Premium në Sarande , e shkuara e dyshimtë e pronarit Mariel Murati

Ata dyshoheshin se në bashkëpunim kishin shpërdoruar detyrën duke legalizuar sipërfaqe në letra më të mëdha se ato në realitet si dhe për mos respektim të afateve dhe procedurave për raste të legalizimeve.

BW” mëson se kjo dosje i kaloi Prokurorisë së Sarandës e cila çuditërisht edhe pse kallëzuesi ishte Ministrja e Drejtësisë, e pushoi atë. Burime të “BW” bëjnë me dije se në vitin 2019, ndaj Muratit kanë ardhur përmes Policisë së Shtetit edhe flete-thirrje nga Prokuroria e Krimeve të Renda pas një hetimi të prokurores Doloreza Musabelli, por edhe kjo çështje mësohet të jetë pushuar.

Dy herë tritol te hotel Yacht Premium ne Sarande , lidhjet e pronarit Mariel Murati 

Sasia e Eksplozivit ishte vendosur në garazhin e hotelit, ku nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.

Por një vit më parë, në 9 shkurt të 2021-t në të njëjtin hotel ka patur sërish shpërthim tritoli, i cili ishte i vendosur në tarracën e së njëjtës godinë.

Eksplozivi shpërtheu sapo roja i godinës ndezi dritën, pasi ishte lidhur me energjinë elektrike.

Ndërkohë që burime për Abc bëjnë me dije se Mariel Murati, pronari i hotelit, ka deklaruar në polici mbrëmjen e së mërkurës, në 29 qershor 2022, se nuk e di kush mund të jetë autori, pasi ai nuk ka konflikt me asnjë.

“Nuk kam konflikt me askënd”, deklaroi Murati para uniformave blu, për ngjarjen e mbrëmjes së të mërkurës.

Më herët Murati ka mbajtur edhe postin e Drejtorit të Kadastrës në Sarandë. /Gazeta Jone

Mariel Murati tritol hotel