Tritol hotelit, pronari Mariel Murati ishte kallëzuar penalisht nga ministrja Etilda Gjonaj

Mbrëmjen e djeshme, hotelit në pronësi të Mariel Muratit iu vendos tritol për herë të dytë në garazhin e tij.

Murati ka mbajtur detyrën e drejtorit të Aluizmit të Sarandës, post në të cilën ishte emëruar në dhjetor të 2016.

Por në korrik të 2018 Mariel Muratit dhe tre përgjegjësve të kësaj drejtorie, të sektorit të legalizimit dhe planifikimit urban dhe të sektorit të kalimit të pronësisë, janë kallëzuar penalisht nga ish-ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

Tritol hotelit, pronari Mariel Murati ishte kallëzuar penalisht nga ministrja Etilda Gjonaj
Tritol hotelit, pronari Mariel Murati ishte kallëzuar penalisht nga ministrja Etilda Gjonaj

Ata dyshoheshin se në bashkëpunim kishin shpërdoruar detyrën duke legalizuar sipërfaqe në letra më të mëdha se ato në realitet si dhe për mos respektim të afateve dhe procedurave për raste të legalizimeve.

BW” raporton se kjo dosje i kaloi Prokurorisë së Sarandës e cila çuditërisht edhe pse kallëzuesi ishte Ministrja e Drejtësisë, e pushoi atë.

Burime bëjnë me dije se në vitin 2019, ndaj Muratit kanë ardhur përmes Policisë së Shtetit edhe flete-thirrje nga Prokuroria e Krimeve të Renda pas një hetimi të prokurores Doloreza Musabelli, por edhe kjo çështje mësohet të jetë pushuar.