Të paturit e telefonave si “mik të ngushtë të vazhdueshëm”, mund të ndikojë në marrëdhëniet tona aktuale. Sondazhet e fundit tregojnë se një numër i konsiderueshëm njerëzisht raportojnë se partnerët e tyre ndonjëherë shpërqendrohen nga telefonat, kur përpiqen të bëjnë një bisedë. Ky fenomen i njohur sot si “phubbing” – mund ta bëjë personin në anën marrëse të ndihet i përjashtuar. Ndërsa njerëzit priren të justifikojnë përdorimin e tyre të telefonit, ata shpesh e shohin përdorimin e të tjerëve, me të drejtë, si mungesë vëmendjeje.

Kështu, nuk është çudi që “phubbing” i shpeshtë, të shoqërohet me marrëdhënie më pak të kënaqshme. Hulumtimet tregojnë se çiftet ku partnerët nuk shpërqendrohen kaq shumë nga telefoni, kanë një marrëdhënie më të shëndetshme mes tyre.

Në një studim të sapo publikuar muajin e kaluar në “Computers in Human Behavior”, Michal Frackowiak dhe kolegë të tij anketuan çiftet gjatë një periudhe njëjavore për të parë se si shpalosen këto dinamika në baza ditore.

Studimi

Në studim, 133 pjesëmarrës që aktualisht jetonin me një partner plotësuan një pyetësor të shkurtër çdo ditë për një javë. Çdo ditë, ata raportonin nëse partneri i tyre ishte shpërqendruar nga telefoni gjatë një bisede dhe vlerësuan se sa intensive ishte ky shpërqendrim.

Ata raportuan shkallën në të cilën ata mendonin se sjellja fyese e partnerit të tyre ishte morale – domethënë, a ishte e justifikuar dhe e përshtatshme?

Pjesëmarrësit vlerësuan gjithashtu se sa i përgjegjshëm ishte partneri ndaj tyre gjatë përdorimit të telefonit – a i dëgjonte dhe a interesohej për ato që thoshin?

Së fundmi, ata vlerësuan se sa të kënaqur ishin me marrëdhënien e tyre atë ditë.

Cilat ishin rezultatet?

U vu re se partnerët që “injoroheshin” në këtë mënyrë nga njeriu i tyre i zemrës, nuk e kishin problemin me veprimin sesa me pasojat që sillte ai: Partnerët nuk dinin si të justifikoheshin për mungesën e vëmendjes, duke u treguar kështu më të papërgjegjshëm.

Në këtë kuptim, del në pah rëndësa e jo vetëm sjelljeve të marrëdhënieve (në këtë rast “phubbing”), por edhe mënyra se si ato sjellje perceptohen. Kur njerëzit vunë re se partnerët e tyre ishin të hutuar nga telefonat, kjo nuk ndikoi domosdoshmërisht në kënaqësinë e tyre në lidhje. Nëse ata mendonin se partneri i tyre kishte një arsye të mirë për të përdorur telefonin në atë kohë dhe nëse nuk ndiheshin sikur nuk po dëgjoheshin apo kuptoheshin, sjellja e “phubbing” nuk ishte e dëmshme. Gjithë gjëja kthehet në problem, kur partneri nuk po dëgjon.

Burimi: Psychology Today