Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama në Kuvend për korrupsion me tenderat publikë, të cilat tani fitohen me 99,9% të fondit limit.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Berisha u shpreh se vëllai i komandatit të Gardës, Sako dhe Salillari kanë marrë tenderat me maksimumin e fondit të parashikuar.

Kjo është një vjedhje e hapur. Ka shumë kohë që tendera fitohen 99.9% të fondit limit që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Si mund të vidhni sot qytetarët në një kohë kur paguajnë vezën, paguajnë djathin, paguajnë qumështin e foshnjes më shtrenjtë se gjermani, se francezi, se italiani? Edhe kjo për shkak të politikave tuaja çnjerëzore. Pse them që është një vjedhje e hapur? Ka prej shumë kohësh që tani tenderat fitohen gjithmonë me 99.9% të fondit limit. Kam kohë që hetoj dhe çfarë me rezulton, 99.9% e fondit limit që nuk ndodhte kurrë më parë, është paratë që fituesi i tenderit duhet ti paguajë zyrtarit dhe qeveritarit. “Do ta jap me 99.9% tenderin, por do më japësh 30% të shumës”. Kohët e fundit janë 330 milionë tenderime me 99.9%. Ndërtuesi i vilës në pajë i Edi Ramës fitoi tendering 13 milionë euro me 99,9%. Është vëllai i komandatit të gardës dhe mori tenderin e mirëmbajtjes së rrugës së Korçës”, tha Berisha.

Sipas tij “ndërtoi pallatin pa asnjë leje dhe shpërblehet me tender 99.9%. edhe salillari që nuk di ku ti çojë paratë i merr tenderat me 99.9%, paçka se shembi rrugën e Borshit. Po si mund ta sillni ju këtë dekret këtu dhe mërziteni me Dulen kur thotë “po stolisni”. Rama le ti marrë 36 gra ti bëjë ministre, hajdut mbetet. Ai përdor firmat tuaja. Nuk vjen dekret pë rata që nuk blejnë dot qumështin, për pensionistin, për fermerin që po falimenton çdo ditë e më shumë”.