Gabim apo manovër e Dritan Agollit ? Kapllani i Bashës merr tenderin gati sa gjysma e fondit limit

Fondi Shqiptar i Zhvillimit që drejtohet nga Dritan Agolli ka nisur dhënien e një serie tenderash të majmë këtë vetë pas hapjes së 16 procedurave të prokurimit për rrugë të reja, riparime, kryqëzime, mirëmbajtje, etj.

Në datë 10 Gusht, Fondi ka shpallur fituesin e tenderit për ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike, Faza III, 2 Lote Rajonet 3 & 4.

Këtu kemi të bëjmë me programin buxhetor “Financimi i Projekteve Prioritare të Qeverisë Shqiptare për periudhën 2023-2026”. Fondi limit për këtë tender ishte 570 milionë lekë të reja.

Gabim apo manovër e Dritan Agollit ? Kapllani i Bashës merr tenderin gati sa gjysma e fondit limit
Gabim apo manovër e Dritan Agollit ? Kapllani i Bashës merr tenderin gati sa gjysma e fondit limit

Në garë morën pjesë 22 kompani të interesuara. Në fund është përzgjedhur oferta, që sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka qenë ekonomikisht më e favorshme bazuar në kosto. Dhe në fakt është zgjedhur oferta që ka dhënë shumën më të vogël.

315 milionë lekë është oferta fituese e kompanisë “SHKELQIMI 07” e cila është në pronësi të Shkëlqim Kapllanajt, i cili është vëllai i Agron Kapllanajt, që në 14 Maj kandidoi në Mallakastër me siglën e PD-së zyrtare që tani drejtohet nga Lulzim Basha.

Nëse e sheh në pamje të parë zgjedhja të duket se është bërë në interesin publik. U zgjodh fituese e projektit 24 mujor një kompani që dha më pak lekë se të tjerat. Jo pak, por 255 milionë lekë më pak.

Por si ka mundësi që një kompani të japë 255 milionë lekë më pak sesa limiti? Sigurisht që këtu ka diçka anormale, ose të marrim të mirëqenë versionin që firma private shpëtoi buxhetin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit duke ofruar shumë shumë herë më pak për të rregulluar rrugët.

Kush gaboi, ekspertët e Dritan Agollit me përllogaritjet e preventivit, apo i shpëtoi Kapllanaj? A është luajtur diçka në prapaskenë në këtë tender që nxori blof 21 kompani të tjera me një ofertë 255 milionë lekë më pak?

Para dhe pas 14 Majit opozita e drejtuar nga Sali Berisha ka denoncuar disa tendera që ka fituar nga pushteti, kompania e vëllait të Agron Kapllanajt. Në disa takime Berisha e ka etiketuar Agron Kapllanajn si “Pallat Kapllani”.