Pas operacionit të bujshëm të SPAK të ditës së djeshme ku u arrestuan disa emra të fuqishëm të botës së policisë, biznesit dhe krimit në vend, ditën e djeshme paralajmërohet se emra të tjerë priten të arrestohen.
Më arrestimin e 15 personave gjatë ditës së djeshme, ku përfundoi në pranga biznesmeni i njohur Pëllumb Gjoka, Oltion Bistri dhe kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita, mësohet se në prokurorinë speeciale kanë përfunduar mbi 80 mijë faqe përgjime nga jashtë.
Në bazë të këtyre përgjimeve pritet arrestime edhe nga radhët e politikës.
‘Në SPAK kanë ardhur mbi 80 mijë faqe me materiale ku bëhet fjalë për përgjime, mesazhe, video, persona për të cilët janë lëshuar urdhër-arrestet është e faktuar se komunikonim me njëri-tjetrin. Këto përgjime kanë ardhur nga Franca dhe Belgjika.
Në këto 80 mijë faqe nuk bëhet fjalë vetëm për këta 15 urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK, por edhe për emra të anëtarëve të grupeve të tjera kriminale që veprojnë në Shqipëri, mes tyre edhe në nivele pushteti lokal dhe qendror.
Burimet më kanë thënë se, do të çuditeni nga emrat që do të dalin më vonë, sepse ky operacion sapo ka nisur’, mësohet nga gazetarët.