Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 ballë ka goditur mbrëmjen e të premtes Ballkanin, ku lëkundjet janë ndjerë në disa shtete, përfshirë edhe vendin tonë.

Disa prej vipave shqiptarë kanë reaguar nëpërmjet ‘InstaStoryt’ e tyre në lidhje me lëkundjet e forta që u ndjenë edhe në Tiranë.

Midis tyre ishte dhe aktori i humorit, Donald Veshaj i cili bëri një batutë duke shkruajtur “Le të fillojnë telefonatat: A e ndjeve tërmetin?”

Pas këtij shkrimi ka ardhur dhe një video ‘funny’ në ‘Tik Tok’ e aktorit i cili ka vendosur në sfond një pjesë të këngës së njohur JP Saxe- ‘If the world was ending.’ E teksa Donaldi improvizon duke bërë mimika të një fytyre të trishtuar poshtë videos ka shkruar: “Mendimi im i parë pas tërmetit. Të pres në autostradë sonte!”.

Mirëpo mesa duket fansat mendojnë se këtë thirrje aktori mund t’ia ketë bërë ish-partneres së tij, Bora Zemanit pasi në sektorin e komenteve të gjithë i bëjnë thirrje moderatores të shkojë tek ai.

Aktori nuk ka ndërmend t’i ndaloj përpjekjet për tu bashkuar me ish të dashurën e tij, ai po gjen ccdo mënyrë për t’i përcjellë mesazhet e tij.

Rikujtojmë se mbas shumë kohësh erdhi dhe reagimi i dytë i Bora Zemanit. Moderatorja foli në lidhje me të gjithë situatën e krijuar përgjatë këtyre muajve nëpërmjet një postimi të InstaStory, teksa ka hedhur poshtë çdo thashethem se midis saj dhe Donald Veshajt ka pasur një takim apo një ribashkim.

Mirëpo aktori tregoi të kundërtën disa ditë pas deklaratës së moderatores ku publikoi një foto në llogarinë e tij në “Instagram” ku duket se i dërgoi një tjetër sinjal Bora Zemanit, të paktën ndjekësit e tij këtë kanë reflektuar përmes komenteve.

“Makina me targat AA…. ka bllokuar rrugën”– shkroi aktori krahas fotos.

Menjëherë ndjekësit e tij e kanë lidhur postimin e tij të fundit me lajmin që qarkulloi pak kohë më parë se Donaldi ka pasur një takim sekret me moderatoren. Së bashku me lajmin u publikua edhe një foto e një makine, për të cilën shkruhej se është e aktorit të humorit.

Megjithatë kujtojmë këtu se Bora Zemani në një reagim të bërë, mohoi lajmin duke shkruar se bëhej fjalë për një makinë të rastit të parkuar.