
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në kryeqytet, ku një 60-vjeçar është gjetur i vdekur me pistoletë.
Policia ka identifikuar viktimën si Ilmi Sina dhe ka dyshime se ai mund të jetë vetëvrarë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Peti”, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar armën e zjarrit si provë materiale.
Grupi hetimor është duke vijuar hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Policia konfirmoi se ngjarja ndodhi rreth orës 18:05 dhe se po punohet për sqarimin e saj.