
Ministren për Shtetin për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka shkaktuar një situatë komike në Kuvend, teksa e ka zënë kolla gjatë fjalës së saj në Kuvend.
Ajo ishte duke hedhur akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa nuk mundi dot të përfundonte fjalën. Situata ka shkaktuar të qeshura në sallën e Parlamentit, ndërsa ministrja e ka marrë me sportivitet duke thënë “të zë mallkimi i tij”, referuar Berishës.
Ajo tentoi disa herë të përfundonte mendimin e saj, duke mos ia dalë dot dhe ka kërkuar të mbyllë fjalën e të flasë në një moment të dytë.