Cristiano Ronaldo ka pësuar një dëm të madh teksa është duke shijuar pushimet në Mallorca pas sezonit të gjatë me Manchester United.
Një prej makinave luksoze të yllit luzitan, saktësisht një Bugatti Veyron me vlerë prej 1.7 milionë paund është aksidentuar nga një prej punonjësve të Ronaldos.
SuperSport shkruan se Bugatti së bashku me një Mercedes Benz G-Class u transferuan në Spanjë për t’u përdorur nga 37-vjeçari gjatë pushimeve, por tashmë Bugatti duket se ka dalë jashtë funksioni.
Makina luksoze në fakt nuk është përplasur nga vetë Ronaldo, por nga një punonjës i portugezit të cilit me siguri i ka dalë nga kontrolli shpejtësia që zotëron një veturë si Bugatti.
Ndërkohë, incidenti është marrë në konsideratë edhe nga ana e policisë, gjithsesi ende nuk ka një sqarim zyrtar nga ana e autoriteteve.