Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim, të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi lokale në verilindje dhe Juglindje gjatë pasdites.

Temperaturat në mëngjes do të luhaten 17-24 gradë, vlerat maksimale do të luhaten 33-37°C në veri deri në 36-40°C në zonën e ulët.

Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7-14 m/sek dhe dallgëzim të forcës 3-4 ballë në det të hapur.

Ndërkohë që dhe java e dytë e Gushtit pritet që të ketë një mot më të freskët në krahasim me javën që po mbyllet.