Mëngjesi vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit, por sërish mesdita sjell vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me reshje shiu dhe dëbore në zona të izoluara.
Pasditja dhe orët vijuese mbeten kryesisht me vranësira dhe sërish reshjet mbeten të pakta e të izoluara.
Temperaturat rriten me 1-2 gradë celsius në të dyja vlerat ditore, duke bërë që temperaturat në vend të luhaten nga -1 në 13 gradë celsius.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë në territor, por deri mesatare në bregdet nga drejtimi verior, ndërsa dallgëzimi do të mbetet rreth 2 ballë.