Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka urdhëruar kufizim të orarit të punës në vend për kategori të caktuara, nga 13 deri më 20 korrik, për shkak të temperaturave të larta me të cilat po përballet vendi.

Sipas një vendimit të Ministrisë ditën e sotme, gratë shtatzëna duhet të lirohen nga puna gjatë shtatë ditëve të ardhshme, ose duhet t’u mundësohet të punojnë nga shtëpitë e tyre. Gjithashtu edhe punëtorët me sëmundje kronike duhet të punojnë me orar të shkurtuar, deri në katër orë në ditë.

Vendimi ndalon punën në ndërtim në ambiente të hapura nga ora 11:00 deri në orën 17:00, në të gjithë territorin e vendit. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, gjithashtu është shprehur varësisht se si do të jenë temperaturave gjatë këtij muaji dhe muajit gusht, ajo mund të ndërmarrë masa të tjera.

Ndërkohë në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë pret që të ketë ndonjë viktimë nga temperaturat e larta, që të marrë masa për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Deri atëherë drejtuesit e ministrisë do bëjnë ndonjë tender të dyshimtë dhe do freskohen në plazhet e jugut.