strit Deliu, 46 vjeç, është një prej 273 personave të arrestuar nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, i cili u ndërmorr në të gjithë vendin. Deliut i është gjetur një sasi e konsiderueshme kokaine, e ndarë në doza të vogla, si dhe një pistoletë “Bereta”.

Mësohet se Deliu prej afro 20 vitesh e zhvillonte aktivitetin në zonën e Tufinës, e megjithatë nuk ishte vënë asnjëherë në pranga. Burime i thanë Gazetes, se Deliu ka qenë në skaner prej disa muajsh, ndërsa janë goditur 7 grupe kriminale.

Në total, janë ndaluar dhe arrestuar në flagrancë 273 persona. Operacioni është shtrirë në disa qarqe si Shkodër Vlorë, Fier Elbasan, Korçë etj. Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi lëndësh narkotike, kryesisht kokainë dhe kanabis, por edhe lloje të tjera. Gjithashtu gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe disa armë zjarri.

Ndërhyrja e policisë është vijim i megaoperacionit “Tempulli” i realizuar disa muaj më parë.