Gazetari KlodianTomorri ka nxjerrë të dhënat e një tenderi sa qesharak, po aq edhe të diskutueshëm të kryer nga Albcontrol, për paisjet e kullës së kontrollit në aeroportin e Kukësit.
Në garë ka qenë pjesë vetëm një kompani, e cila ka dhënë një ofertë financiare vetëm 6 dollarë më pak nga sa ka qenë fondi limit.
Pra në një tender, praktikisht pa garë, Albcontrol ia ka dalë që të kursejë vetëm 6 dollarë.
Postimi i gazetarit:
Keta jane qesharake perfundimisht.
Ben tender Albcontroli me fond limit 61.666666 milione leke. Ne gare ka vetem nje kompani R&T me oferte 61.666000 milione leke. Kjo shpallet fituese.
Si perfundim nga gara shume e forte ne tender qytetaret kursyen 666 leke. Pra nga 616 mije e 666 dollare u kursyen 6 dollare. Ajo 6-a e fundit.