Në puntatën e sotme të “Për’puthen” është transmetuar pjesa e mbetur nga takimi i parë mes Rrushes dhe djalit të ri, Dritanit.

Takimi i tyre ka përfunduar në mënyrë të pakëndshme, pasi konkurrenti u përpoq të puthte me zor Rrushen.

Ky gjest nuk i pëlqeu aspak kësaj të fundit, e cila u shpreh se u mërzit nga ky veprim.

Dritani nga ana tjetër tha se nuk është fare i penduar, gjë që e mërziti edhe më shumë Rrushen që u largua para kohe nga takimi.

Rrushja: E dija! O Dini nuk dua tani. Unë këto puthjet që i mundohesh ti marrësh kështu, mua nuk më pëlqejnë.

Dritani: Puthja rrëmbehet. Nuk kërkohet as nuk jepet.

Rrushja: Më mërzite. Unë të përshëndes, faleminderit shumë (largohet nga tavolina).

Kur u largua, ajo tha përpara kamerave:

“Thjesht nuk e dua. E ndjeva se do e bënte dhe i thashë Jo. Por ai tentoi sërish.”

Dritani u shpreh se e ndjeu se Rrushja e donte atë puthje dhe se tentoi në mënyrë që të thyente barrierat. Më pas ai i dhuroi asaj një pasqyrë.

“Vare atë pasqyrë në mur, shihe veten dhe mundohu të kuptosh veprimin tim”-i tha ai.

Kjo shkaktoi të qeshura dhe te Rrushja e cila duket se u qetësua pas këtij veprimi.