
Lëkundje sizmike janë regjistruar natën e kaluar në Greqi.
Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane-Mesdhetare, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.8 e shkallës Rihter, teksa epiqendra e tij ka qenë 13 km në jug-jugperëndim të Neo Moudania, Halkidiki.
Lëkundjet sizmike janë regjistruar në orën 00:21 me orën greke, teksa tërmeti ka patur një thellësi lokale prej 14 km.
Raportohet se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë deri në Selanik, duke shkaktuar panik për banorët. Deri më tani nuk raportohet për dëme.