Lëkundje sizmike janë regjistruar gjatë mesnatës në zonën e Korçës.

Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane-Mesdhetare, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.8 e shkallës Rihter. Epiqendra e tij ka qenë 8 km në veri-perëndim të qytetit të Bilishtit, teksa lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Korçës.

Lëkundjet sizmike janë regjistruar në orën 00:34, teksa tërmeti ka qenë me një thellësi prej 5 km.