Një tërmet me magnitudë 7.4 goditi Meksikën pak pas orës 13:00 (ora lokale). Epiqendra ishte në Placita de Morelos, një qytet në zonën jugperëndimore të vendit, në shtetin e Michoan, por lëkundjet u ndien edhe në Mexico City. Në kryeqytet, por edhe në pjesën tjetër të vendit, aktualisht nuk ka dëme në njerëz apo infrastrukturë. Presidenti Lopez Obrador, në një dalje televizive, raportoi për vetëm një vdekje, në rajonin e Michoan, një person që kishte pësuar atak si pasojë e tronditjes nga shembja e një muri.

Por më shumë sesa vetë tërmeti, vëmendjen e tërhoqi koincidenca e çuditshme e datës me tërmete të mëparshme. Dy tërmetet më shkatërruese që kanë goditur Meksikën ka ndodhur më 19 shtator: në 1985 (kur tërmeti shkaktoi 10 000 të vdekur) dhe në 2017 (kur viktimat ishin 369). Edhe dje, kur ra tërmeti, në shumë qytete të vendit po mbaheshin ceremoni përkujtimore për viktimat e dy tërmeteve të mëparshme.

Autoritetet lëshuan edhe paralajmërim për cunami, por një të tillë nuk pati. Megjithatë, janë llogaritur ndryshime në nivelet e baticës deri në 82 centimetra.

Leave a Reply