Maroku ka shpallur tre ditë zie kombëtare, pas tërmetit vdekjeprurës që i ka marrë jetën mbi 1 mijë personave dhe ka lënë të plagosur me qindra të tjerë.
Sipas mediave të huaja, flamujt do të valëviten në gjysmështizë në të gjithë vendin, si pjesë e periudhës së zisë, sipas një deklarate të gjykatës mbretërore.
Forcat e armatosura do të vendosin ekipe shpëtimi për t’i siguruar zonat e prekura me ujë të pijshëm të pastër, furnizime ushqimore, tenda dhe batanije.
Kujtojmë se më herët u bë e ditur se edhe dritat e Kullës Eifel në Francë do të errësohen sonte në shenjë nderimi për viktimat e tërmetit të Marokut.
Tërmeti që goditi Marokun kishte një magnitudë prej 6.8 ballësh dhe ka lënë pas qindra objekte të shkatërruara në zona të ndryshme të vendit.