Të vdekurit nga tërmeti në Siri dhe Turqi mund të arrijnë në dhjetë mijë.
Ky është parashikimi dramatik i Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (Usgs), sipas të cilit do të kishte 47% probabilitet që viktimat të jenë midis njëmijë dhe dhjetë mijë, 20% se ato janë midis dhjetë mijë e 100 mijë e 27 % që janë midis 100 dhe një mijë.
Vlerësimet e USGS bazohen në të dhënat historike të tërmeteve në rajon, popullsinë dhe cenueshmërinë e strukturave në zonat më të goditura. Dëmet mund të arrijnë nga një miliard deri në dhjetë miliardë dollarë.