IMG_9464

Policia e Brukselit po kërkon d’y persona të armatosur pasi quëlluan me armë zjarri në një stationacion metroje ditën e sotme.

Pamjet shokuese tregojnë se si njëri nga dy personat qëllon nga një armë automatike rreth orës 6 të mëngjesit jashtë stacionit të trenit Clemenceau pranë qendrës së qytetit.

Të dyshuarit ikën në metro dhe hynë në tunele që kalojnë nën një nga stacionet kryesore hekurudhore të qytetit, tha një zëdhënës i policisë.

“Një operacion i madh kërkimi u nis pasi imazhet ee kamerave truguan dy të dyshuar duke ikur në tunelet e metrosë,” thanë prokurorët në një deklaratë.

“Në këtë fazë, nuk ka asnjë tregues për një motiv terrorist për këtë të shtënat”, u shprehën ata.

Autoritetet et transportit të Brukselit thanë se Clemenceau dhe stacioni i metrosë aty pranë Midi ishin mbyllur me urdhër të policisë dhe trafiku në dy linenja ishte ndërprerë pasi ata filluan kërkimet në tunelet e sistemit të metrosë.

Një video tjetër tregoi një grup të madh policësh të armatosur rëndë të mbledhur në stationin Clemenceau, ndërsa një kërkim masiv për të dyshuarit kishte nisur.