Kryetarja e shoqatës së miqësisë Izrael-Shqipëri, Felicita Jakoel, ka rrëfyer se Izraeli është i zhytur në zi dhe duke lëpirë plagët e shkaktuara nga terrori i Hamasit.
E pyetur se pse nuk u largua nga Izraeli pas fillimit të luftës, ajo u shpreh se “personalisht nuk ndihem e rrezikuar, besoj pak në fatin e njeriut. Mbrohet nga të gjitha anët dhe s’dihet nga i vjen”.
“Izraeli është duke lëpirë plagët, është thyerje zemre të hapësh TV dhe të shikosh fytyrat e qeshura të rinjve që u vrarë në festival, po u organizojnë varrimet, është e tmerrshme.
Izraeli është i zhytur në zi. Për fat të mirë në gjirin e shqiptarëve nuk kemi pasur humbje. Kjo nuk është luftë por masakër. Të futesh në banesat e pafajshme dhe të vrasësh bebe.
Personalisht nuk ndihem e rrezikuar, besoj pak në fatin e njeriut. Mbrohet nga të gjitha anët dhe s’dihet nga i vjen. Rreziku dihet, por jeta vazhdon.
Shumë shpejt do ta mbledhë veten dhe do vazhdojë të jetojë. Kjo organizatë ka vetëm një qëllim dhe është zhdukja e shtetit të Izraelit. Ky nuk është një konflikt fetar, por ata që janë më ekstremistët që në emër të fesë janë të bëjnë gjithçka.
Ky sulm ishte i mirëorganizuar, i parapërgatitur. Erdhën bënë masakra dhe i bënin video. Nuk mendoja se një qenie njerëzore mund t’i bënte”, tha Felicita Jakoel.
Ajo u shpreh se e ndjen veten shqiptare dhe izraelite njëkohësisht, ndërsa theksoi se bashkëatdhetarët e saj atje janë të gjithë mirë.
“E ndjej veten si Izraelit dhe shqiptare! Nuk e kam zemrën të ndarë në dy pjesë, por kam dy zemra. Shqiptarët në të gjitha zonat po komunikojnë, janë mirë por janë në dhimbje sepse kemi miq që janë goditur, Për fatin tonë të mirë të gjithë shqiptarët janë mirë”, u shpreh ajo për Panorama TV.